Përballja e ardhshme “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës është caktuar për një datë të re.
Sipas “Marca”, ndeshja do të zhvillohet një ditë më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.
Sfida, që do të vërë përballë kampionët e Europës me ata të Amerikës së Jugut, tani është planifikuar të luhet më 27 mars.
Ajo do të zhvillohet në “Lusail Stadium” në Doha, Katar.
Ndryshimi i datës, shtohet më tej, vjen si pjesë e përpjekjeve të FIFA-s për t’u dhënë tifozëve ndjesinë e “një finaleje të madhe”.
Duhet theksuar gjithashtu se këto plane janë bërë duke supozuar se Spanja do të sigurojë një vend të drejtpërdrejtë në Kupën e Botës 2026.
Nëse kjo nuk ndodh, dhe “La Roja” do të ketë nevojë të kalojë nëpërmjet “playoff”-eve, atëherë do të duhet të caktohet një datë e re.
“Finalissima” e vitit të ardhshëm është përshkruar prej kohësh si një përballje mes të kaluarës dhe së ardhmes së futbollit botëror, pasi do të vërë përballë fituesin e tetë “Topave të Artë”, Lionel Messin, dhe sensacionin e Barcelonës, Lamine Yamal./GazetaExpress/
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...
Gërvalla: MD-ja do t’i ketë 44.6 milionë euro në vitin 2026