Barcelona dhe Sevilla luajtën ndeshjen e parë të xhiros së tetë të La Ligës dhe në fushë u përballën dy lojtarë që kishin 21 vite diferencë në moshë.
37-vjeçari Sergio Ramos luajti te Sevilla, ndërsa 16-vjeçari Lamine Yamal starton për Barcelonën nga minuta e parë.
Spanjollët nxorrën një video interesante. Gjegjësisht, në vitin 2016, Ramos, kapiteni i atëhershëm i Real Madridit, doli në fushën e “Camp Nou” para një El Clasico, duke mbajtur dorën e nëntëvjeçarit Yamal.
Tani, shtatë vjet më vonë, ata luajtën kundër njëri-tjetrit, madje e vendosen edhe ndeshjen.
Zhvillohej minuta e 76-të, kur Lamine Yamal dërgoi një top drejt portës i cili u devijua nga Sergio Ramos për të përfunduar në rrjetë për 1-0.
This touch from Sergio Ramos is even better pic.twitter.com/qY0WrPElQD https://t.co/TsWecXFlut
— H (@hazfcb_) September 29, 2023
Yamal ishte prej më të mirëve në fushë te Barcelona dhe rrezikoi disa herë portën e Sevillas.
Ai llogaritet si lojtari më i talentuar në botë për moshën e tij. /Telegrafi/
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...