Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e fundit të xhiros së 30-të.
Në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe që të dyja luhen me fillim nga ora 15:00 në Gjilan dhe Drenas.
Gjilani dhe Dukagjini do të përballen në Gjilan, në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët janë në pozitë të palakmueshme në tabelë dhe kanë nevojë të madhe për pikë për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës.
Dueli tjetër luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 i rënë tanimë nga liga pret Ballkanin.
Vendasit synojnë të shkaktojnë befasi, derisa Ballkani kërkon tre pikët e radhës për të vazhduar ndjekjen ndaj Dritës. /Telegrafi/
Albi Mall Superliga – Xhiro e 30-të
15:00 Gjilani – Dukagjini
15:00 Feronikeli ’74 – Ballkani
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur