Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri po vazhdon shkëlqimin në Superligën e Zvicrës.
Ai mbrëmë ka realizuar një gol dhe dy asistime në fitoren e Baselit me rezultat 5-0, shkruan Arbresh.info.
Performanca e tij ishte mbresëlënëse dhe kështu arriti ta fitoj një vend në formacionin e javës të përzgjedhur nga SofaScore.
Shaqiri u vlerësua me notën 9.5. Krah tij ishte edhe një tjetër shqiptar, Bledian Krasniqi i cili djersit fanellën e Zurichut.
Xherdani këtë sezon po luan me shifra të jashtëzakonshme ku ka 14 gola e 17 asistime./Arbresh.info

Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...
Zyrtari i lartë i NATO-s: E dimë kush ishte në Banjskë
Osmani: Me refuzimin e gazit amerikan disa po i krijojnë hap...
Mbi 39 mijë veteranë lufte që marrin pensione, Kosovës i kus...
Tokio “vishet” kuqezi për Ramën, kryeqyteti japonez mbulohet...
“Për Kosovën që beson dhe fiton”, LDK mobilizon qytetarët pë...