Xhengis Rexhepi nuk do të jetë më trajner i Feronikelit 74′.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook vetë trajneri, shkruan Arbresh.info.
Ai ka bërë të ditur se iu ka kërkuar nga kryetari i klubit që të mbyllet bashkëpunimi.
“Në takimin e sotëm me kryetarin e klubit, m’u kërkua që ta mbyllim bashkëpunimin, unë këtë e pranova pa hamendje”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Tutje ai ka shkruar se është e rëndësishme se e ka lënë skuadrën në mesin e tabelës.
“Për mua, më e rëndësishme është se klubi pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor, është në mesin e tabelës dhe shumë më afër skuadrave që garojnë për dalje në Evropë, se sa ato që janë në luftë për ekzistencë”, ka shkruar Rexhepi.
Kujtojmë se Feronikeli pas 18 xhirove është në vendin e shtatë me 21 pikë./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?