28 Nëntori është një ditë e veçantë për mbarë shqiptarët anë e mbanë botës.
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, datëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë tri festa që kremtohet nga shqiptarët në këtë ditë, shkruan Arbresh.info.
Një prej futbollsitëve më të mirë shqiptarë të gjitha kohërave, Granit Xhaka, nuk e ka harruar këtë ditë dhe ka bërë një urim të vecantë për të gjithë shqiptaët.
Ai përmes një “instastory”, ka shkruar se në këtë ditë festojmë lirinë dhe identitetin tonë.
“Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë. gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë të dashur”, ka shkruar ai.

Xhaka aktualisht është pjesë e Levrkusenit ku sezonit e fundit ka qenë lojtarë kryesor i kësaj skuadre në triumfin historik të Bundesligës si dhe në trofeun e Kupës së Gjermanisë./Arbresh.info
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...