Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka shqyrtuar dy projektligje me rëndësi në fushën e sigurisë dhe legjislacionit shtetëror. Ndër to edhe Projektligjin për Lëndët Plasëse.
Anëtarët e komisionit diskutuan dispozitat kryesore të projektligjit, duke theksuar rëndësinë e harmonizimit të tij me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Forcimi i kontrollit mbi përdorimin, transportin dhe ruajtjen e lëndëve plasëse nga eksplozivët e deri te fishekzjarrët konsiderohet jetik për rritjen e sigurisë në vend. Ekspertë të sigurisë vënë në pah se vendi ka shënuar përparim sa i përket kujdesit në përdorimin e tyre.
”Unë mund të them lirisht se ka kontroll të shtuar dhe mendoj se edhe kontrollet janë më të rrepta, sepse kërkohet leje specifike. Andaj institucionet e MPB-së veprojnë vetëm në bazë të ligjit që është në fuqi. Kurse sa i përket fishekzjarrëve, kemi parë se në rrugë apo në vende publike përdoren ku shpesh pa pasur pasoja serioze, megjithatë kontrollet ndaj tyre duhet të jenë më të rrepta”, tha Arben Dashevci, ekspert i sigurisë.
Projektligjin për lëndët plasëse, që sot mori dritën e gjelbër nga Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes synon forcimin e kontrollit edhe me të madh gjatë përdorimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Është shumë i rëndësishëm dhe rregullon edhe çështjet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ka të bëjë me eksplozivë apo lëndë plasëse, ku do të rregullohen format se si subjektet private, por edhe publike, do t’i përdorin: ku, qysh dhe si”, pohoi Mefail Bajqinovci, kryetar i Komisionit.
Ndonëse ligji për lëndët plasëse ka rregulluar këto çështje, përshtatja e tij në këtë kohë u nënvizua si domosdoshmëri./rtk
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...