Pasi u shpall fituese e edicionit të sivjetmë të BBVA-së, Selin Bollati ka reaguar në rrjetet sociale, duke thyer heshtjen pas kurorëzimit të saj si fituese.
Selin ka ndarë edhe një tjetër në Instagram, këtë herë në krah të DJ Gimbo-s, me të cilin krijoi një lidhje brenda shtëpisë.
Me sa duket, ajo nuk ka dashur t’i lërë fansat në paqartësi lidhur me raportin e tyre, duke publikuar një fotografi ku shihet DJ Gimbo duke i dhuruar një puthje në faqe.
“Vijon…”, ka shkruar balerina në përshkrimin e postimit, duke lënë të kuptohet se historia e tyre vazhdon tutje.
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me një postim emocionues