Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja e opozitës

21:36 | 20 Prill 2026
E.G

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj thotë se Lëvizja Vetëvendosje “i ka votat e nevojshme” për zgjedhjen e presidentit, por sipas tij “opozita po bllokon” me mungesë në Kuvend për kuorumin e dy të tretave të deputetëve.

“Votat për presidentin janë. Vetëm duhet pjesëmarrja”, ka thënë Zulfaj në një intervistë për RTK.

“Nuk ka arsye që të bllokohet qeverisja dhe të tentohet që rezultati i zgjedhjeve në kuti të përmbyset përmes bojkotit”, u shpreh ai.

Zulfaj u bëri thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në seancë, edhe nëse votojnë kundër.

“Duhet të jesh në Kuvend ta shprehesh mendimin, për, kundër ose abstenim. Le të vijnë e të votojnë kundër”, tha ai.

Ai shtoi se opozita duhet të reflektojë për rolin e saj.

“Duhet reflektim prej opozitës… Spo ju lypet vota për”, deklaroi Zulfaj.

Shpërndaje në rrjete sociale