Granit Xhaka mungon në ndeshjen kthyese në Evropa Ligë të Arsenalit kundër CSKA Moscow.
Mesfushori kosovar nuk udhëtoi në Rusi me të gjithë skuadrën e trajnerit Arsene Wenger dje për shkak të një gripi, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari ishte pjesë e skuadrës që mposhti në shtëpi skuadrën ruse me rezultat 4 me 1 javën e kaluar dhe luajti 90 minuta në fitoren 3 me 2 të dielën kundër Southamptonit.
Mohamed Elneny besohet të jetë në vend të tij.
Henrikh Mkhitaryan nuk është gjithashtu në dispozicion për shkak të lëndimit në gju, ndërsa David Ospina mungon si pasojë e dhimbjes në kyçin e këmbës./arbresh.info/
Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq futbollisti 22-vje...
Voton Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qyte...
KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve
Voton Hamza: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës
Abdixhiku: Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...