Kosova luan mbrëmjen e sotme (e martë) ndeshjen e shumëpritur kundër Anglisë.
Takimi mes dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin St.Mary’s dhe ndeshja luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Në këtë test tepër të vështirë për “Dardanët”, i pranishëm në stadiumin e Southamptonit do të jetë edhe Granit Xhaka së bashku me Albion Ajetin.
Dyshja kanë vendosur për të vizituar skuadrën kombëtare para ndeshjes kundër “Tre Luanëve” dhe Federata e Futbollit të Kosovës duket se ka mirëpritur këtë.
“Granit Xhaka e Albion Ajeti vizituan Kombëtaren e Kosovës në hotel ‘Hilton’, ku u takuan me presidentin Agim Ademi dhe i uruan fat në ndeshjen e sotme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës fillon në ora 20:45 dhe portali arbresh.info do t’iu njoftoj në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...