Ponte Prizreni po vazhdon me fitore në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Kësaj radhe prizrenasit kanë mundur Rahovecin me rezultat 88:82.
Më i merituari për këtë fitore ishte Xavier Cannefax me 34 pikë, tri kërcime dhe dy asistime, me një indeks prej 34.
Ai edhe në momentet vendimtare të ndeshjes, tregoi klasin e tij, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore shumë të rëndësishme.
Xavier ishte i pandalshëm në këtë ndeshje, duke qenë enigmë për Vreshtarët, që shkaktuan 10 faulle ndaj tij.
Ndërkohë, top 5 shënuesit e kësaj jave janë Xavier Cannefax i Ponte Prizrenit me 34 pikë, Dion Dixon i Pejës me 31 pikë, Cendrik Council i Vëllaznimit me 30, Christopther Hortman i Vëllaznimi me 25 dhe Tramaine Isabell i Trepçës me 25. /Telegrafi/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...