Xavi Hernandez e ka mbyllur aventurën e tij te Barcelona me fitore në ndeshjen e fundit në krye të gjigantit katalunas.
Barça ka marrë fitore në xhiron e fundit në udhëtim te Sevilla 1-2 falë golave nga Robert Lewandowski dhe Fermin Lopez.
Xavi do të largohet nga gjiganti katalunas, derisa në vend të tij pritet të vijë trajneri gjerman Hansi Flick.
Trajneri katalunas nuk beson se menaxheri i ardhshëm i Barçës, Hansi Flick, do të mbetet gjatë në krye të Barçës nëse nuk merr fitore.
“E vetmja gjë që mund të të shpëtojë në këtë klub është fitorja. Ky është një fakt, pavarësisht nëse je i huaj apo jo”, tha Xavi pas ndeshjes.
Kësisoj mediat spanjolle kanë raportuar se Xavi me këtë deklaratë e ka paralajmëruar Hansi Flickun se vetëm fitorja do t’ia lehtësojë punën te Barcelona.
Barca thuhet se i ka ofruar Flick një marrëveshje njëvjeçare me një opsion për një vit tjetër. Gjermani pritet të zyrtarizohet si trajner i Barcelonës gjatë orëve të ardhshme. /Telegrafi/
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...
Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet K...
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...