Sipas Xavit, Marco Verrati do të ishte ‘lojtari ideal’ për Barcelonën.
Katër javë më parë, reprezentuesi i Italisë shfaqi një paraqitje të jashtëzakonshme në mesfushë kundër Barcelonës në fitoren 4 me 0 që Paris Saint Germain siguroi në takimin e parë në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Për mendimin tim, Verratti do të ishte transferim ideal për Barcelonën”, tha fillimisht Xavi për mediat franceze.
“Mendoj që Verrati është i ngjashëm me mua. Ai është gjithmonë në kërkim të topit në fushë dhe më pas e dërgon atë në sulm”
“Verratti është i vogël ashtu si unë dhe asnjëherë nuk e humb topin. Teknika e tij është e shkëlqyer”
“Ai është një lojtar që do doja ta shihja në Barcelonë”, përfundoi Xavi./arbresh.info
Pezullohen aktivitetet për muajin shtator në stadiumin ̶...
PDK e nis sesion vjeshtor të Kuvendit me kritika për Qeverin...
Nis sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës
Presidenti i Dinamos e prezantoi Dajën në një mënyrë jo të z...
Ministria e Ekonomisë hapë thirrjen për subvencionim të paji...
Policia shkatërron rreth 1 mijë armë të llojeve të ndryshme