Barcelona dëshiron që Mauricio Pochettino të jetë trajneri i ardhshëm, por duhet t’ia ndryshojnë mendjen teknikut argjentinas i cili më herëtka deklaruar se kurrë nuk do bëhet trajner i klubit blaugranas.
Trajneri momental, Ernesto Valverde pritet të shkarkohet nga posti në të ardhmen e afërt, transmeton portali arbresh.info.
Humbja të enjten nga Atletico Madrid në Superkupën e Spanjës ka bërë që Barcelona të kërkojë pasuesin e Valverdes.

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka refuzuar stolin pasi dëshiron të mbetet në krye të Al-Sadd në Katar.
Ndërsa ish-ylli i klubit dhe për momentin trajner i Holandës, Ronald Koeman gjithashtu ka refuzuar mundësinë për tu rikthyer në “Camp Nou”.
Kampioni i Spanjës dëshiron që Pochettino të jetë trajneri i ardhshëm, ngase ky i fundit për momentin nuk është duke trajnuar ndonjë skuadër që prej kohës kur u shkarkua nga Tottenham në nëntor./arbresh.info.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës