Kombëtarja shqiptare rikthehet në “Air Albania” në muajin qershor për dy ndeshje miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Izraelin më 3 qershor, në ora 20:00, ndërsa më 6 qershor, po në ora 20:00, do të sfidojnë Luksemburgun.
Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe futbolldashësit se biletat për këto dy sfida janë tashmë në shitje. Të interesuarit mund t’i sigurojnë ato online nëpërmjet platformës ebileta.al, të shpërndara zyrtarisht nga kompania T-Ticket, si edhe pranë pikës fizike të shitjes në stadiumin “Air Albania”
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...