Humbja e fundit e Tottenhamit me rezultat 3-0 ndaj Nottingham Forest ka tronditur pozitat e trajnerit Thomas Frank.
Aktualisht, “Spurs” renditen në vendin e 11-të me 22 pikë, shumë larg objektivave të vendosura në fillim të sezonit, ndërsa përgjegjësia kryesore për këtë situatë i faturohet pikërisht trajnerit danez.
Frank nuk ka arritur të vendosë një stil të qartë loje dhe skuadra po vuan mungesën e qëndrueshmërisë në rezultate.
Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit londinez kanë humbur besimin te trajneri aktual dhe shkarkimi i tij mbetet një opsion real nëse vazhdojnë rezultatet negative.
Në këtë kontekst, emri i Xavi Hernández po përmendet gjithnjë e më shpesh si pasues i mundshëm i Thomas Frank.
Ish-trajneri i Barcelonës ka refuzuar disa oferta pas largimit nga katalanasit, duke bërë të ditur se do të pranojë vetëm një projekt ambicioz.
Vetë Xavi ka shprehur në disa raste admirimin për Premier League, çka e bën Tottenhamin një destinacion të mundshëm, edhe pse mbetet për t’u parë nëse klubi do të vendosë të ndërmarrë një hap kaq të madh në stolin teknik.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja