Real Madridi ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5-2 në udhëtim ndaj Atletico Madridit në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit spanjoll.
Që nga fillimi vendasit patën kontrollin e ndeshjes ndonëse Real Madridi në një moment ia doli të përmbysë rezultatin në favor të saj.
Kjo humbje e thellë pas gjashtë fitoreve radhazi nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili pas ndeshjes pati kritika për ekipin e tij.
“Ishte një ndeshje e keqe. Nuk ishim aspak mirë. Pa justifikime, na vjen keq. Na munguan shumë gjëra. Kjo humbje dhemb”.
“Do ta përdorim këtë për të mësuar nga gabimet tona. Nuk gjetëm zgjidhje, ishte një ndeshje e dobët. E merituam humbjen”.
“I dhamë kundërshtarit shumë dhurata. Ua dhamë gjithçka, dhe nuk konkurruam. E merituam humbjen, pa dyshim”.
“Nuk duhet të harrojmë rrugën e mirë që kemi ndjekur. Sigurisht që kur ndodh një humbje kaq e rëndë, të dhemb, por duhet të kthehemi te ajo që dimë të bëjmë mirë, dhe duhet të reagojmë tani”, ka deklaruar tekniku spanjoll.
“Los Blancos” tani do të fokusohen tek Liga e Kampionëve, ku të martën do të luajnë në udhëtim ndaj Kairat Almatyt në Kazakistan./Telegrafi/
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot
Max Allegri në “radarin” e Real Madridit