Sezoni i ardhshëm pritet të sjellë ndryshime të mëdha te Real Madridi, pasi Xabi Alonso do të marrë drejtimin e ekipit pas largimit të Carlo Ancelottit.
Ancelotti do të largohet për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, ndërsa Alonso do të nisë zyrtarisht detyrën më 1 qershor, në prag të Kupës së Botës për Klube.
Nën drejtimin e Alonsos, Real Madridi pritet të ndryshojë skemën taktike, duke përdorur një formacion 5-3-2 ose 4-4-2 që favorizon sulmuesit Vinicius Jr. dhe Kylian Mbappe.
Për pasojë, Rodrygo mund të humbasë rolin e tij të rëndësishëm në ekip. Sipas gazetarit Manu Carreno, sulmuesi brazilian pritet të largohet gjatë verës për shkak të minutave të pakta që do të ketë nën drejtimin e ri.
Përveç Rodrygos, edhe Luka Modric dhe Lucas Vazquez pritet të largohen, pasi kontratat e tyre skadojnë këtë verë. E ardhmja e Dani Ceballos dhe David Alaba mbetet e pasigurt.
Ndërkohë, klubi është i fokusuar në përforcime, veçanërisht në mbrojtje. Emra si Alex Grimaldo, Alvaro Carreras, Dean Huijsen janë në listën e dëshirave, derisa Trent Alexander-Arnold tanimë konsiderohet si lojtari i ri i Real Madridit.
Emërimi i Xabi Alonsos pritet të bëhet zyrtar së shpejti, ndërsa Real Madridi përgatitet për një epokë të re, me riformësimin e skuadrës që tashmë ka nisur. /Telegrafi/
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...
Britania e Madhe dyfishon trupat në Norvegji për t’iu kundër...
Hashim Thaçi është i pafajshëm, thotë avokati i ish-presiden...
Nis seanca në Hagë: Mbrojtja e Thaçit do t’i thotë fjalët pë...
Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dh...