Arsene Wenger ka zbuluar se Alexandre Lacazatte nuk startoi në ndeshjen kundër West Hamit për shkak të një problemi me ijë.
Kur Lacazette ishte vendosur nga bankinë në ndeshjen ndaj West Hamit mbrëmjen e së mërkurës, shumica e tifozëve mendonin se kjo kishte ndodhur për shkak të rekordit të shkëlqyer që Olivier Giroud ka kundër “Hammers”, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, kjo ndodhi për shkak se lojtari i transferuar për 52 milionë funta te Arsenali është duke pasur problem me ijë.
“Lacazetten, pavarësisht të gjithave që janë thënë, e vendosa në fushë edhe pse kishte një problem të vogël në ijë dhe nuk doja që ai ta niste ndeshjen nga fillimi”, ka zbuluar Wenger për ‘BT Sport’.
“Olivier Giroud është duke kaluar mjaftë mirë. E kam përsëritur disa herë këtë, nuk është i parregullt”
Lacazette u inkuadrua në fushë vetëm tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e derbit londinez pa gola 0 me 0./arbresh.info/
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...