Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se Alexandre Lacazette është duke kaluar në një periudh të vështirë.
Lacazette u transferua në verën e vitit të kaluar nga Lyoni për shumën e 50 milionë eurove dhe shënoi qysh në debutimin me fanellën e Arsenalit.
Megjithatë, forma e tij me kalimin e kohës pësoi një rënie dhe tashmë me ardhjen e sulmuesit Pierre-Emerick Abuameyang nga Dortmundi, ai ka humbur edhe me shumë vetëbesimin e tij.

“Në rastet një kundër një me portier, është një golashënues shumë i mirë”, tha Wenger.
“Ai ka kaluar në një periudh të vështirë më herët. Ai punon shumë në stërvitje, ai punon në finalizimet e tij. Unë nuk e di se çfarë ndodhi, ndoshta nuk e ka goditur mirë topin? Mund të ndodh, është punë sekondi”, shtoi trajneri francez.
“Ndoshta vetëbesimi nuk është në nivelin më të lartë, sepse ai e ka parë dikë që do të garojë me të për një pozitë”, përfundoi ish trajneri i Monacos.
Arsenali u mposht në derbin e qytetit nga Tottenhami me rezultat 1 me 0, dhe Lacazette kishte dy raste të mira për të shënuar, por që nuk i shfrytëzoi.
Tifozët e Arsenalit kanë reaguar në rrjete sociale duke e kritikuar ashpër francezin, mandje një nga ta ka djegur fanellën e Lacazettes, pas humbjeve të rasteve, të cilat kanë mundur të shpëtonin Arsenalin nga humbja.
Wenger beson se ardhja e sulmuesit gabonez ka ndikuar negativisht në vetëbesimin e ish sulmuesin e Lyonit.
Abuameyang shënoi në debutimin ndaj Evertonit dhe startoi po ashtu në derbi, duke e lënë jashtë formacionit të parë Lacazetten.
23 vjeçari në 26 paraqitje për topçinjtë në Premierligë ka shënuar nëntë gola. /arbresh.info/
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...