Liverpooli po përgatitet për një ndryshim dramatik të skuadrës këtë verë, me Cody Gakpo, Alexis Mac Allister, Federico Chiesa dhe Joe Gomez që thuhet se do të jenë të gjithë në shitje – ndërsa Andy Robertson pritet të largohet përfundimisht.
Shkalla e rindërtimit është e konsiderueshme. Kontrata e Ibrahima Konate skadon më 1 qershor dhe Liverpooli pothuajse ka hequr dorë nga mbajtja e qendërmbrojtësit francez, ndërsa largimi i Mohamed Salah është konfirmuar tashmë. E ardhmja e Curtis Jones është gjithashtu e pasigurt.
Largimi vjen në një sfond shqetësimesh në rritje në Fenway Sports Group për pozicionin e Arne Slot – kontrata e tij ka mbetur edhe një vit dhe bisedimet për një marrëveshje të re janë pezulluar, me raportime që e lidhin Xabi Alonson si një zëvendësim të mundshëm.
FSG është gjithashtu e shqetësuar nëse drejtori ekzekutiv i futbollit Michael Edwards mund të tundohet nga një transferim në Arabinë Saudite.
Sa i përket transferimeve të reja, një mesfushor mbrojtës është përparësia. Carlos Baleba, Adam Wharton dhe Elliot Anderson janë të gjithë duke u konsiderauar, ashtu si edhe Eduardo Camavinga i Real Madridit – i disponueshëm për rreth 50 milionë euro dhe gjithashtu një objektiv për Arsenalin.
Agjenti i Xabi Alonsos konfirmon kontaktet me gjigantin anglez
Sulmuesi anësor i Neëcastle, Anthony Gordon, një tifoz i Liverpoolit që në fëmijëri, mbetet një objektiv kryesor pavarësisht çmimit prej 80 milionë funtesh. Çuditërisht, nëse Alonso merr drejtimin e klubit, ai raportohet se do të dojë Arda Gulerin e Real Madridit – me largimin e mundshëm të Mac Allister që krijon hapësirë në mesfushë.
Liverpooli shpenzoi rreth 500 milionë euro verën e kaluar pasi fitoi titullin e Ligës Premier, megjithatë Slot u ankua publikisht se skuadrës i mungonte thellësia – komente që u pritën keq nga FSG. /Telegrafi/
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...