Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog zhvilloi një bisedë telefonike me Papa Leoni XIV mëngjesin e sotëm, ku në fokus ishte lufta me Iranin dhe situata e sigurisë në rajon.
Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit izraelit, dy liderët u fokusuan te “kërcënimi i vazhdueshëm i sulmeve me raketa nga regjimi iranian dhe përfaqësuesit e tij terroristë kundër njerëzve të të gjitha besimeve”.
Gjatë bisedës, Herzog përmendi edhe sulmet e fundit me raketa iraniane në Jerusalem, të cilat, sipas tij prekën zona pranë vendeve të shenjta për të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë.
Një tjetër temë me rëndësi ishte situata në Liban, ku u theksua rëndësia e garantimit të sigurisë për komunitetet e krishtera në të dyja anët e kufirit.
Herzog nënvizoi se Hezbollah nuk duhet të lejohet të vazhdojë të kërcënojë si popullin e Izraelit ashtu edhe atë të Libanit.
Biseda përfundoi me thirrjen e përbashkët për një të ardhme më paqësore për njerëzit e të gjitha besimeve, pa dhunë dhe konflikte.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës