Google ADS

Wenger: Nuk ka progres rreth bisedime për kontratë me Jack Wilshere

15:51 | 14 Mars 2018
Arbresh Info

Arsene Wenger përsëriti dëshirën e tij që Jack Wilshere të nënshkruaj kontratë të re te Arsenali derisa mesfushori po i afrohet fundit të marrëveshjes aktuale.

Kontrata e Wilshere do të skadojë në fund të sezonit dhe Evertoni raportohet të ketë shfaqur interesim për të transferuar mesfushorin, transmeton portali arbresh.info.

“Nga ana ime asgjë nuk ka ndryshuar. Jack do të jetë i lirë në fund të sezonit”, ka thënë Wenger të mërkurën.

“Ne i kemi bërë një ofertë atij. Ne duam që ai të qëndroj dhe të jetë i lidhur me klubin në të ardhmen. Dëshira ime është dhe shpresoj që ai të ri-nënshkruaj”

Arsenali do të takohet mbrëmjen e së enjtes në Emirates kundër Milanit me një avantazh prej 2 me 0 të siguruar nga takimi i parë në San Siro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale