Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka konfirmuar lajmin se klubi i tij ofroi 100 milionë euro për lojtarin e Monacos, Lemar.
Në orët e fundit të merkatos së verës, “topçinjtë” lansuan një ofertë “bombë” në drejtim të Monacos, për lojtarin Lemar – që kishte vlerën e 91 milionë funtave.
Këtë lajm e konfirmoi edhe Wenger, duke folur për emisionin francez “Telefoot”.
“Po, ne ofruam 100 milionë euro për Lemar, por ai dëshiroi të qëndronte te Monaco. Kjo nuk është oferta e fundit, ne do të interesohemi për të vitin e ardhshëm”, ka thënë Wenger.
Futbollisti i Monacos gjatë këtij afati kalimtar ishte objektiv i madh edhe i dy klubeve tjera angleze, Chelsea dhe Liverpool.
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...
Aksident në rrugën Korçë-Maliq, lëndohen babai me dy fëmijët...
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...