Arsene Wenger në deklaratën e tij pas takimit me Burnley ka folur edhe për mungesën e Mesut Ozilit.
Arsenali mposhti Burnley si mysafir me rezultat minimal 0 me 1, transmeton arbresh.info.
Londinezët sot ishin pa shërbimet e gjermanit Ozil, mungesa e të cilit befasoi të gjithë.

I pyetur nga gazetarët për mungesën e Ozilit, strategu francez ka thënë se nuk është takuar sot me të.
“Nuk e kam parë Ozili sot”, tha Wenger.
“Doktori i skuadrës erdhi te unë dhe më tregoi se Ozil ishte kthyer në shtpëin e tij, ai ishte në hotel me skuadrën”, shtoi francezi.
Wenger ka deklaruar po ashtu se mesfushori kreativ mund të mos paraqitet as në ndeshjen e mesjavës kundër Huddersfield.
“Me siguri se do të mungojë, pasi nuk do të mund të rikuperohet për të mërkurën”, përfundoi Wenger.
Arsenali pas kësaj fitore renditet në vendin e katërt me 25 pikë. /arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C