Wayne Rooney ka hapur bisedimet me skuadrën në MLS, D.C United.
Siç raporton ‘The Washington Post’, ish kapiteni i Anglisë ka nisur bisedimet me skuadrën amerikane rreth një transferimi të mundshëm gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Rooney u rikthye te ish klubi i tij – Evertoni në verën e vitit 2017 pas 13 viteve të kaluara te Manchester United.
Ai ka ende një kontratë të vlefshme me klubin në Goodinson Park, por 32-vjeçari thuhet se ka filluar të frustrohet me jetën nën udhëheqjen e Sam Allardyces dhe tashmë ka filluar të mendoj për një fillim të ri në Amerikë.
Wayne Rooney ka realizuar dhjetë gola brenda 31 paraqitjeve këtë sezon në Premierë Ligë./arbresh.info/
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...