Wayne Rooney ka dhuruar donacion për bamirësi te fëmijët duke dhënë tri çeke në përgjithësi prej 750.000 funta vetëm disa ditë para Krishtlindjeve.
Ish kapiteni i Anglisë personalisht ka dhënë qeke me vlerë prej 250 mijë funta tek tri institucione për kujdesjen e fëmijëve me aftësi të veçanta, transmeton portali arbresh.info.

Wayne Rooney madje kishte shans të takohet me fëmijët dhe familjet e tyre derisa po prezantonte çekin tek stafi.
Donacioni është bërë i mundshëm nga paratë e mbledhura përmes organizatës së tij bamirëse “Fondacioni Wayne Rooney”.
Ai kishte dhuruar edhe 100 mijë funta tek viktimat e bombës në Manchester në fillim të këtij viti duke thënë se ishte “i tronditur që një natë e tillë mund të përfundojë në mënyrë tragjike për shumë njerëz të ri”./arbresh.info/

Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...