De Marcus Cousins ka arritur një marrëveshje me kampionët në fuqi të NBA për një sezon dhe do të përfitojë 5,3 milionë dollarë.
Golden State Warriors janë përgjigjur ndaj lajmit të bujshëm të kalimit të LeBron James te Los Angeles Lakers duke blerë DeMarcus Cousins.
Basketbollisti ka arritur një marrëveshje me kampionët në fuqi të NBA për një sezon dhe do të përfitojë 5,3 milionë dollarë.
“Kjo është lëvizja ime e shahut”, tha Cousins, i cili për të luajtur me Warriors ka pranuar një ulje të konsiderueshme page, pasi sezonin e kaluar fitonte 18 milionë dollarë me New Orleans Pelicans.
Me Cousins në skuadër, Golden State Warriors numërojnë në grupin e lojtarëve plot 6 “All Star”: Stephen Curry, Klay Thompson, Kevin Durant, Draymond Green, DeMarcus Cousins dhe Andre Iguodala.
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...