Kyle Walker ka dhënë disa komente para ndeshjes kundër Olympique Lyon.
Mbrojtësi anglez, Walker ka refuzuar të vë gjithë përgjegjsinë mbi trajnerin Pep Guardiola, para ndeshjes çerekfinale.
Anësori beson se Guardiola jep gjithë atë që mundet dhe i takon, kurse tashmë është në duart e lojtarëve të sigurojnë triumfin në LK.
“Sigurisht, Pep sjell atë që sjell në bisedat e skuadrës dhe ne e dëgjojmë, por unë mendoj se është në dorën e ne lojtarëve ajo çfarë ndodh në dy zonat”, ka thënë Walker, transmeton lajmi.net.
“Një gabim në ndeshje të tilla dhe ti ndëshkohesh. Nëse ata bëjnë një gabim, ne treguam ndaj Real Madrid, ne ndëshkojmë”, ka shtuar anglezi.
Manchester City do të përballet nesër me Olympique Lyon, kurse sonte mësojnë kundërshtarin e mundshëm nga ndeshja Bayern Munich – Barcelona.
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...