Theo Walcott raportohet se është afër transferimi te Evertoni për një tarifë prej 20 milionë funta derisa “Topçinjtë” janë në kërkim të zëvendësuesit së anësorit dhe yllit Alexis Sanchez.
Walcott është lojtari që i ka shërbyer klubit më së shumti që nga transferimi në vitin 2006 nga Southamptoni dhe deri tani ka shënuar 108 gola për “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, 28-vjeçari ende beson se mund të gjej rrugën për të qenë pjesë e Anglisë së Gareth Southgates gjatë verës në Kampionatin Botëror dhe prandaj kërkon kohë të rregullt në fushë.
Transferimi në West Ham dhe rikthimit te “Saints” ishin dy opsione, por trajneri i “Toffees” Sam Allardyce duket se ka në duar lojtarin e tij.
‘Goal‘ pretendon që Walcott do t’i nënshtrohet testeve mjekësore pasditen e sotme (e martë)./arbresh.info/
Grabitja në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, pol...
Rusët godasin Çernobilin me dron shpërthyes, publikohen pamj...
Një person e mban peng një grua brenda QKUK-së, intervenojnë...
Osmani takon homologen zvicerane: Mërgata jonë luan rol thel...
Policia në Gjilan shqipton 1288 gjoba për një javë
Vrasje në tentativë në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, poli...