Një incident i rëndë me dron në kufirin rumuno-ukrainas ka ndezur reagime të ashpra diplomatike dhe deklarata të forta mes palëve. Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi së fundmi se është ende shumë herët për të thënë nëse droni që u rrëzua në Rumani ishte i tyre.
Gjatë një konferencë shtypi në Kazakistan, kreu i Kremlinit theksoi se askush nuk mund ta përcaktojë origjinën e mjetit fluturues pa u bërë më parë një ekzaminim zyrtar.
“Në fund të fundit, ne e dimë që dronët ukrainas kanë fluturuar edhe në Finlandë, në Poloni dhe në vendet baltike. Reagimi fillestar ishte saktësisht i njëjtë me atë në Rumani: ‘Ndihmë, rusët po vijnë, rusët po sulmojnë’. Pastaj, pas një kohe të shkurtër, doli se ata nuk kishin të bënin fare me avionët rusë”- u shpreh ai.
Presidenti i Rumanisë mblodhi më herët Këshillin e Mbrojtjes dhe njoftoi masa të forta diplomatike ndaj Moskës. Autoritetet rumune vendosën dëbimin e Konsullit të Përgjithshëm rus dhe mbylljen e Konsullatës ruse në qytetin e Kostancës, pranë Detit të Zi.
Pas incidentit, NATO dhe Shtetet e Bashkuara reaguan menjëherë duke garantuar mbrojtjen e plotë të çdo pëllëmbe të territorit aleat. Goditja është dënuar ashpër edhe nga Bashkimi Europian si dhe nga vende të tjera, si dhe Shqipëria. Ky është rasti i parë që nga nisja e luftës në Ukrainë kur një dron godet një ndërtesë banimi në territorin rumun.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...