Të dielën, luhen përballjet e dyta të vlefshme për gjysmëfinalet e playoffit 2022, në konkurrencën e femrave.
Drita dhe Fer Volley janë në njërën këmbë në finalen e madhe, pas paraqitjeve dominuese në takimet e para si nikoqire.
Ekipi gjilanas në përballjen e parë, të luajtur në Gjilan, triumfoi me rezultat bindës, 3-0, kundër Skenderajt. Pavarësisht rezistencës së fortë të vashave nga Skenderaj në dy setet e parë, ishin të pa fuqishme që në fund të parandalonin humbjen.
Po aq bindëse sa Drita në ndeshjen e parë, ishte edhe Fer Volley, e cila si nikoqire mposhti M. Technologien, me rezultat 3-0, në përballjen tjetër gjysmëfinale. Ferizajaset ishin superiore nga fillimi deri në fund, por ende nuk kanë kryer punën krejtësisht.
Në rast se ekipi fitues i ndeshjes së parë gjysmëfinale, fiton edhe të dytën, kualifikohet në finale. Në të kundërtën, luhet ndeshja e tretë./Arbresh.info

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...