Kosova nesër luan sfidën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”.
Një ditë para ndeshjes, trajneri Franco Foda ka dal në konferencë për media, ku ka folur për ndeshjen e kaluar si dhe sfidën që e pret me Suedinë, së bashku me të ishte edhe futbollisti Mërgim Vojvoda, shkruan Arbresh.info.
Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, fillimisht foli për humbjen ndaj Zvicrës dhe ka sa ndikuar ajo psikologjikisht për ta.
“Nuk është e lehtë. Po përballemi me ekipe që kanë marrë pjesë në Evropiane e Botërore. Nesër duhet të tregojmë që jemi më të uritur se Suedia, dhe kjo do të jetë pika kryesore e ndeshjes,” u shpreh Vojvoda.
Tutje ai u pyet edhe për mungesën e kapitenit Amir Rrahmani, si shtylla e mbrojtjes.
“Amiri është një lojtar me shumë cilësi dhe do të na mungojë. Kam besim të madh tek lojtarët e rinj dhe te përparimi që ka bërë Kosova si ekip duke nxjerr edhe shumë lojtar nga vendi. Pak kush po e sheh këtë zhvillim. Duhet të tregojmë një fytyrë të re dhe të luajmë me më shumë vullnet”, theksoi Vojvoda.
“Kam besim të madh tek lojtarët e rinj dhe te përparimi që ka bërë Kosova si ekip duke nxjerr edhe shumë lojtar nga vendi. Pak kush po e sheh këtë zhvillim. Duhet të tregojmë një fytyrë të re dhe të luajmë me më shumë vullnet”, përfundoi ai.
Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë luhet nesër me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person