Finalja e parë dhe historike e Ligës së Konferencës do të zhvillohet sonte në “Air Albania Stadium”.
Në finale do të përballen Roma dhe Feyenoordi.
Sot është atmosferë sportive në Tiranë, por kështu nuk ishte edhe të martën mbrëma.
Mbrëmë në kryeqytetin shqiptar kishte skena të tmerrshme. Përplasje pati mes tifozëve italianë dhe holandezë, si dhe policisë shqiptare.
“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar për këto incidente, teksa bazuar në burimet e tyre, mediumi italian ka zbuluar edhe prapaskenat.
Sipas këtij mediumi, tifozët e Romës vodhën thikat nga një restorant dhe pastaj ato i përdorën në përleshje.
Deri më tani raportohet se rreth 20 policë janë plagosur.
Kujtojmë se finalja mes Romës dhe Feyenoordit do të zhvillohet nga ora 21:00.
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...