Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rihapet sa më shpejt

19:55 | 2 Prill 2026
Q L

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një takim virtual të nivelit të lartë me mbi 40 ministra të jashtëm nga vende të ndryshme të botës, ku është diskutuar për situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas tij, takimi është zhvilluar me ftesë të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Konjufca theksoi se në këtë takim është nënvizuar rëndësia e ruajtjes së lirisë së lundrimit dhe mosshfrytëzimit të korridoreve ndërkombëtare për qëllime presioni.

Shpërndaje në rrjete sociale