Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka qenë i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi, e vlefshme për finalen e play-offit të Kupës së Botës.
Në këtë ndeshje jetike për Kosovën pati shumë figura të njohura nga të gjitha lamitë por nuk pati se të mungojë as Shaqiri, shkruan Arbresh.info.
Ai ishte larg vëmendjes mediatike, duke bërë që fokusi i vetëm të ishte ndeshja e Kosovës.
Ishte Bernard Berisha që publikoi një foto me Shaqirin, duke konfirmuar se yllit i Baselit ishte mes të pranishmëve në Prishtinë.

Këtë ndeshje “Dardanët” e humbën 0-1, duke u shuar ëndrrën për Kampionat Botëror. Ndërsa Turqia arriti Botërorin pas 24 vitesh.
Kujtojmë se Xherdani është pensionuar te kombëtarja e Zvicrës, derisa po kalon një sezon fantastik tek Baseli.
Ai deri më tani këtë edicion ka luajtur në 42 ndeshje, ku ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 13 asistime./Arbresh.info
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...