Një ngjarje e rëndë familjare është parandaluar në kohë nga Policia e Himarës, ku një 35-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në banesë dy prindërit e tij, duke i kërcënuar me mjet prerës.
Sipas informacioneve, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur negociata intensive me autorin, me qëllim shmangien e një përshkallëzimi të situatës.
Pas rreth një ore komunikimi, një efektiv policie, ka arritur të krijojë kontakt të drejtpërdrejtë me 35-vjeçarin, duke ndikuar në qetësimin e tij dhe uljen e tensionit.
Në momentin e ndërhyrjes, i riu ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, por reagimi i menjëhershëm i policisë bëri të mundur neutralizimin e tij dhe shmangien e pasojave më të rënda, ndërsa prindërit janë shpëtuar pa lëndime.
35-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe më pas është transportuar drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është referuar për trajtim të specializuar në shërbimet psikiatrike.
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...