Në mbrëmjen gala , Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut i ka shpallur më të mirët e këtij sporti për vitin 2019.
Golashënuese më e mirë në futbollin e femrave, u shpall Eli Jakoska nga KFF Istatov. Futbollistja më e mirë për vitin 2019 u shpall Lençe Andreevska nga KFF Dragon 2014.
Trajneri më i mirë në konkurrencën e femrave u shpall Ilija Mandarov, nga Dragon 2014. Muzafer Ejupi ndau çmimet në kategoritë e reja.
Futbollisti në kategoritë e reja u shpall Xhemail Ibishi nga KF Vardari. Golashënuesi më i mirë në kategoritë e reja është Florent Ramadani nga KF Shkëndija – transmeton Alsat M.
Suat Zendeli, ndau çmimet për klubin më të mirë në konkurrencën e të rinjve që shkoi në duart e KF Shkëndija.
Trajneri më i mirë në kategoritë e reja u shpall Filip Despotovski nga KF Vardar. Çmimi për më të mirin në futsall shkoi në duart e Taulant Ismaili nga KFF Shkupi.
Trajneri më e mirë në futsall u shpall Zoran Lekiq nga KFF Shkupi për kontribut të veçantë në futboll, Altrim Çura dhe KF Borec.
Gjyqtari më i mirë u shpall Marjan Gocevski. Fer plej ekipi u shpall Akademia Pandev.
Golashënuesi më i mirë u shpall Vlatko Stojanovski, ndërsa futbollisti më i mirë u shpall Visar Musliu, i cili është pjesë e Fehervar FC në Hungari. /telegrafi
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...