Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se armëpushimi me Iranin skadon “të mërkurën në mbrëmje sipas kohës së Uashingtonit”, duke shtuar se është “shumë e pamundur” që ai të zgjatet nëse nuk arrihet marrëveshje.
“Është shumë e pamundur që ta zgjas”, tha Trump për Bloomberg në një intervistë telefonike. Armëpushimi ishte paraparë të zgjasë dy javë dhe ka nisur më 7 prill.
“Unë nuk do të ngutem për të bërë një marrëveshje të keqe”, shtoi ai.
I pyetur nëse pritet rifillimi i luftës në rast të dështimit të marrëveshjes, Trump tha: “Nëse nuk ka marrëveshje, do ta pres këtë.”
Trump më herët ka dhënë deklarata të ndryshme për mundësinë e zgjatjes së armëpushimit, duke ndryshuar qëndrimin disa herë gjatë konferencave me gazetarë./ Burimi: CNN
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...