Juventusi është duke menduar një rikthim të mundshëm të Arturo Vidalit.
Corriere dello Sport thotë se kiliani mund kthehet gjatë janarit pasi trajneri Massimiliano Allegri dëshiron dike në pozitën e Emre Can.
31-vjeçari iu bashkua Barcelonës këtë verë nga Bayern Munichu për 18 milionë euro.
Por, Vidali ka startuar vetëm në dy ndeshje në La Liga nga 12 të mundshme dhe me këtë nuk është aspak i kënaqur.
Gjatë tre sezoneve te Zonja e Vjetër ai fitoi katër Scudetto dhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve.
Te Juve në 171 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 48 gola.
Vidal karrierën e filloi te klubi kilian, Colo-Colo, ndërsa me futbollin evropian u prezantua nga Bayern Leverkuseni.
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates