Kanë përfunduar pjesët e para në të gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.
Derbi më i madh i mbrëmjes mes Arsenalit dhe Bayernit është 1-1, shkruan Arbresh.info.
Me po të njëjtin rezultat po luajnë edhe Parisi me Tottenhamin si dhe Liverpoolin me PSV.
Dy skuadrat madrilene Atletico dhe Reali janë duke shënuar fitore pas pjesëve të para.
Skuadra e Simeones po e mposht Interin minimalisht 1-0, derisa Reali po fiton 1-3 në Athinë ndaj Olympiacosit.
Fitore po korr edhe Sportingu ndaj Club Brugges me rezultat 2-0.
Sfida e vetme që nuk ka prodhuar asnjë gol është ajo mes Frankfurtit dhe Atalantas, ku pas 45 minutave është 0-0./Arbresh.info

Ardian Gjini nuk është më kryetar i AAK-së në Gjakovë
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...