Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka shprehur admirimin e tij për disa lojtarë të Real Madridit përpara sezonit 2025/26, por në veçanti e ka lavdëruar mesfushorin anglez, Jude Bellingham.
Duke folur për skuadrën e Los Blancos në një intervistë me L’Equipe, Pedri ka treguar lojtarin që e impresionon më shumë.
“Real Madridi ka një numër të madh lojtarësh shumë të mirë. Kur Mbappe merr topin dhe është në një situatë 1 kundër 1, bëhet shumë e vështirë ta ndalosh atë”, ka thënë fillimisht Pedri për L’Equipe.
“Jude Bellingham është vërtet i mrekullueshëm. Ai kombinon forcën fizike me aftësitë teknike, gjë që e bën jashtëzakonisht të vështirë përballjen me të”, përfundoi ylli i Barcelonës.
Ndryshe, Bellingham do të humbasë fillimin e sezonit 2025/26 për Real Madridin, pasi po rikuperohet nga një operacion në shpatull.
Real Madridi do të takohet me Barcelonën në El Clasicon e parë të sezonit të ri më 26 tetor (2025) dhe Jude shpreson të kthehet para asaj ndeshjeje. /Telegrafi/
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...