Verdi kalon në Napoli

21:46 | 11 Qershor 2018

Simone Verdi zyrtarisht është lojtar i Napolit pasi ka kaluar nga Bologna në jug të Italisë për 25 milionë euro duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare

Sulmuesi dhe specialisti i gjuajtjeve të lira i ka kryer testet mjekësore në Romë sot, mandej ka shkuar të presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis për të nënshkruar kontratën e re.

Video e paralajërimit u lëshua në Twitter – Verdi do të thotë i gjelbër – derisa ai u përcoll me këngën “50 Shades of Green”.

Verdi ishte drejt Naolit edhe në janar dhe kishte refuzuar dy klube, por ai i refuzoi duke insistuar se do ta përfundonte sezonin në Stadio Dall’Ara.

Gjatë këtij sezoni ai ka shënuar 10 gola dhe 10 asiste në Serie A në 34 paraqitje.

Në këtë blerje edhe Milano do të përfiton pasi që ai është pronë e Milanos 20 për qind pasi që kishte kaluar në Bologna për vetëm 1.5 euro në verën e vitit 2016.

Por, ende mbetet shitja më e madhe në histori të Bologna, shkruan Sky Sport Italia. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara