Italia është e detyruar që të grumbullojë sa më shumë pikë në dy ndeshjet e fundit që i kanë mbetur në Grupin D, për të shpresuar se do të ketë një short sa më të lehtë, në pritje të “play-off”-eve, nga të cilat do të kërkohet udhëtimi drejt Botërorit “Rusi 2018”.
Trajneri i Kombëtares, Gian Piero Ventura, i detyruar nga mungesat e shumta dhe të rëndësishme, do të eksperimentojë një formacion të ri, një 3-4-3, i cili ka vetëm muskuj dhe aspak fantazi (mungon Verrati), por në mes të të cilit është edhe një surprizë e madhe.
Në mungesë të Andrea Belottit, pritet që të debutojë sulmuesi i Bolonjës, Simone Verdi, një nga surprizat e këtij sezoni italian. “Moduli nuk ka rëndësi. Ajo që unë dua të shoh nga Italia ime është të shoh entuziazëm dhe gadishmëri nga futbollistët e mi për të luftuar dhe për të fituar.
Sfidat me Maqedoninë dhe Shqipërinë? Fatkeqësisht do të na duhet ta sigurojmë udhëtimin tonë në Rusi nga kjo derë e dytë. Nuk na lejohet të gabojmë më”.
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...