Italia dhe Austria nuk do të mund të stërviten në fushën e stadiumit të “Wembleyt” para ndeshjes së një të tetës së finales të Evropianit që zhvillohet të shtunën.
Federata Italiane e Futbollit njoftoi gjatë një konference për media të enjten se Italia dhe Austria janë informuar nga UEFA se nuk do të mund të stërviten të premten në “Wembley”.
Sipas tyre, UEFA ka marrë këtë vendim për të ruajtur gjendjen e fushës që do të përdoret për disa ndeshje të fazës nokaut të Evropianit.
Italia është duke bërë përpjekje për të gjetur një fushë alternative për stërvitje, pasi të premten do të udhëtojnë drejt Londrës. Besohet se ata do të stërviten në mëngjes në Itali, ndërsa pas drekës do të udhëtojnë për në Londër.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...