Britanikja “The Guardian”, në shkrimin me titull “Shqipëria fiton 3-0 pas ndeshjes së braktisur me Serbinë për çështjen e dronit”, pasi pasqyron vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit përmend deklaratën e parë të Edi Ramës në Twitter, atë të trajnerit De Biasi, por edhe reagimin e Morten Olsen, trajnerit danez, i cili shprehu pakënaqësinë për këtë vendim, transmeton Top Channel.
“Serbi-Shqipëri, CAS-i rrëzon vendimet e UEFA-s për ndeshjen e dronit”. Me këtë titull nis shkrimin BBC, ku bëhet një rezyme e gjithë asaj që ndodhi, por edhe e të shkuarës konfliktuale mes shqiptarëve dhe serbëve, veçanërisht për Kosovën.
Vendimi i Arbitrazhit është pasqyruar edhe nga “DailyMail” dhe media të tjera britanike, ndërsa në Itali mediat janë kujdesur të mos lënë pa përmendur Giani De Biasin.
“Serbi-Shqipëri, CAS-i rrëzon UEFA-n. De Biasi merr tri pikët në tavolinë”. Me këtë titull nis artikullin “La Gazzetta”, ku vihen në dukje edhe mundësitë e mëdha që kombëtarja kuqezi të jetë pjesë e Europianit në Francë.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...