Vëllaznimi po vazhdon konsolidimin për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra kuqezi ka prezantuar lojtarin e ri i cili është Shizz Alston që pritet të zbarkojë në qytetin e Gjakvoës shumë shpejtë, shkruan Arbresh.info.
Amerikani luan në rolin e organizatorit, është i gjatë 193 cenimetra dhe ka mjaft përvojë.
Basketbollisti karrierën e ka filluar në Amerikë me kolegjin e “Tempe University Oëls”, ku luajti për katër edicione shumë të mira e pastaj për një edicion luajti në ‘NBA G League’ tek skuadra e Delaëare Blue Coats.
Ndërkohë karrierë ka bërë edhe Superligën e Greqisë me “Lavrio”, pastaj me “Kangoeroes Mechelen” në Belgjikë si dhe së fundmi është paraqitur me ekipin nga Superliga e Japonisë “SeaHorses Mikaëa”./Arbresh.info
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati