KB Vëllaznimi ka dorëzuar të premten ankesë zyrtare në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), duke kundërshtuar renditjen përfundimtare të Superligës për edicionin 2025/2026.
Ankesa, e adresuar në Komisionin për Ankesa dhe Arbitrazh, ka të bëjë me atë që klubi gjakovar e cilëson si “zbatim të gabuar të dispozitave materialo-juridike” nga FBK-ja. Sipas tyre, renditja është bërë në kundërshtim me Propozicionet e Garave, konkretisht me nenin 47.1.4.
Pas xhiros së fundit, tri skuadra – Sigal Prishtina, Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi – përfunduan me pikë të barabarta. FBK-ja i renditi bazuar në rezultatet e përgjithshme ndërmjet tyre, duke e lënë Vëllaznimin në vendin e tetë dhe jashtë Superligës.
Megjithatë, Vëllaznimi pretendon se renditja duhej të përcaktohej vetëm nga kosh-diferenca në ndeshjet direkte, çka sipas tyre do t’i siguronte pozitën e shtatë dhe mbijetesën në elitë.
Klubi ka paralajmëruar edhe ndjekje të rrugëve ligjore në rast se ankesa nuk aprovohet, ndërsa FBK-ja ndërkohë ka zyrtarizuar renditjen dhe çiftet e “play-off”-it. Rahoveci 029 ka reaguar duke mbështetur vendimin e federatës dhe duke theksuar se gjithçka është arritur në mënyrë të rregullt.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...