Manchester United raportohet të jetë duke synuar transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit.
Gazeta turke Fanatik beson se “Djajtë e Kuq” do të dërgojnë zyrtarë për të vëzhguar sulmuesin Vedat Muriqi në ndeshjen Alanyaspor – Fenerbahce që zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.
25-vjeçari shënoi golin e tretë të Kosovës në ndeshjen e së martës kundër Anglisë për 5 me 3 në stadiumin St. Mary’s, transmeton portali arbresh.info.
Por, drejtorët e United besohet të kenë parë mjaftueshëm tashmë nga Muriqi dhe kanë dërguar zyrtarin Krsto Kilibarda në pjesën lindore të Evropës për të shikuar direkt nga afër sulmuesin kosovar.
Raportet e fundit sugjerojnë gjithashtu që Manchester United do të transferoj lojtarin nga Prizreni në janar rast se Solskjaeri jep dritën e gjelbër.
Muriqi i është bashkuar gjatë verës Fenerbahces pas 17 golave në ligë sezonin e kaluar te Rizespori./arbresh.info/
https://twitter.com/CynicalWan/status/1172584105311125505
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në